Një i moshuar është përplasur për vdekje nga një makinë në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Labinot Fushë.
Mësohet se viktimë në vend, ka mbetur shtetasi Ilia Koçani, 80 vjeç, banues në Korçë, ndërsa policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, Altin Doka, 35 vjeç, banues në Lagjen "11 Nëntori", Elbasan.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan., për veprën penale “Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.





