Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuari është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Fier-Lushnje.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:40, në fshatin Ardenicë, afër rotondos së Kolonjës.

Policia bën me dije se humbi jetën Kimet Hoxha. ndërsa pronari i mjetit është larguar nga vendngjarja.

72-vjeçari ishte duke ecur në këmbë kur mjeti i paidentifikuar e ka goditur.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e mjetit dhe të personit që e drejtonte si edhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.