Një 30-vjeçar ka gjetur vdekjen në një aksident rrugor që ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Korçë-Pogradec në fshatin Leshnicë.

Viktima është shtetasi me iniciale A.V., i cili është përplasur nga një automjet tip Mercedes Benz, duke ndërruar jetë menjëherë.

Drejtuesi i mjetit është Arben Burnazi, i cili është shoqëruar nga uniformat blu në Komisariat.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.