Një shqiptar ka humbur tragjikisht jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në Piemonte të Italisë.
Sipas medieve italiane, bëhet fjalë për 47-vjeçarin Gazmend Dervishi.
Viktima po udhëtonte me motor, kur u përplas me një automjet, rreth orës 20:00 të mbrëmjes të së mërkurës.
Shqiptari udhëtonte në drejtim të Centallo-s kur u përplas me një automjet që po vinte nga kahu i kundërt.
Pavarësisht ndihmës së dhënë nga autoritetet, 47-vjeçari nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve të marra.





