Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të Sukthit.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Siç duket edhe nga pamjet e dërguara nga dëshmitarët e rastit në rubrikën “Ti raporton” në “DurrësLajm”, një mjet “Smart” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen.

Nga aksidenti është shkaktuar edhe trafik mjetesh në autostradë, ndërkohë që forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave dhe lirimin e trafikut.