Një aksident me pasojë plagosjen e një 41-vjeçari është regjistruar ditën e diel në lagjen nr. 17 në Durrës.

Nga burime të policisë mësohet se ka mbetur i plagosur shtetasi M.D., i cili po udhëtonte me biçikletë, kur u përplas nga një kamionçinë tip Kama, me targa AA 947 JI.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe arrestoi drejtuesin e kamionçinës, 37-vjeçarin Maksim Hoxhallari 37 vjeç, banues në Durrës.

Ndërsa i plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve.