Policia e Durrësit ka shoqëruar në komisariat një 29-vjeçar.
Mësohet se shtetasi V.B., 29-vjeç pasditen e sotme në lagjen nr.14, duke drejtuar një kamion ka përplasur biçiklistin shtetasin P. H.,60 vjeç, banues në Durrës.
I plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI I POLICISË:
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 22.07.2021, në orën 15:15, në lagjen nr.14, Durrës, shtetasi V. B., 29 vjeç, duke drejtuar një kamion ka përplasur biçiklistin shtetasin P. H.,60 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shtetasi V. B., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.





