DURRËS, 10 nëntor 2014–  Problemet nuk kanë fund për gazetarin Arian Çani, i cili edhe pse më herët i është hequr patenta për 6 muaj, po vuan të njëjtat pasoja. Shkak për këtë është bërë pasi ai ka përplasur automjetin e ambasadës dhe ngjarja është shënuar mbrëmjen e djeshme. Çani ka përplasur makinën e tij të tipit "BMW", me një automjet të një selie diplomatike, duke i shkaktuar dëme të mëdha materiale. Ai është larguar menjëherë nga vendngjarja, duke kundërshtuar kështu urdhrin për ndalim nga forcat e policisë rrugore. Raportohet se është dashur ndërhyrja nga një patrullë e policisë së Tiranës, për të shoqëruar Çanin në komisariat, aty ku kanë nisur menjëherë procedurat për heqjen e lejes së tij të drejtimit.