Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar 26-vjecarin që një ditë më parë aksidentoi biçiklistin e mitur, i cili si pasojë e plagëve ndërroi jetë në spital.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Qarkullimin Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

I. Z., 26 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Pjetër Budi”, ka aksidentuar biçiklistin e mitur me iniciale A. L., 14 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.