Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg me afat” për drejtuesin e automjetit që përplasi punonjësin e policisë që kalonte në vijat e bardha.

Në fundjavë, Antonio Frroku i arrestuar nga policia është përballur me gjykatën e cila pasi ka dëgjuar palët ka vleftësuar të ligjshëm arrestin e tij dhe bazuar në kërkesën e prokurorisë ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg me afat 45 ditë” ndaj tij.

Polici Mariglen Allka u godit nga automjeti që lëvizte me shpejtësi në rrugën “Aleksandër Goga” mbrëmjen e 30 nëntorit, rreth orës 18:35, në lagjen nr. 8, përpara godinës së Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.