Artur Melo është gjobitur dhe i është hequr leja e drejtimit për 8 muaj pas një aksidenti në Barcelonë. Mesfushori përplasi Ferrarin e tij javën e kaluar dhe gjatë testit të alkoolit rezultoi i dehur.

Sipas “AS”, braziliani është gjobitur me 1200 euro dhe i është hequr leja e drejtimit për 8 muaj.

Kjo do të thotë që Arturit do ti duhet një shofer për fazën përgatitore me skuadrën e re të Juventusit. Barcelona e ka kërcënuar mesfushorin se nuk do ta lirojë nga kontrata deri me 1 shtator, si ndëshkim për brazilianin që refuzoi të luante në Champions me katalanasit.

Gjithsesi situata është zgjidhur dhe tani Artur mund të punojë nën drejtimin e trajnerit të ri të Juventusit, Andrea Pirlos.