Një i ri është vënë në pranga pasi teksa udhëtonte me motorin e tij ka përplasur një grua dhe është larguar nga vendngjarja.
Sipas policisë së Lushnjës, 20-vjeçari Spartak Vishaj ka aksidentuar këmbësoren Sh.Sh., 39 vjeçe në aksin rrugor Lushnje-Divjakë, në vendin e quajtur “Tre urat”.
Pasi e ka përplasur gruan me motorin e tij tip “Bashan”, Vishaj është larguar nga vendi i ngjarjes, por arratia e tij nuk zgjati shumë pasi u kap nga uniformat blu.
Për gruan e aksidentuar raportohet se ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.





