Një 78-vjeçare është aksidentuar mëngjesin e sotëm në Durrës.

Bëhet me dije se shtetasi me iniciale B.T., duke drejtuar makinën tip “Ford”, ka përplasur këmbësoren me inicale B.D, 78-vjeçe, e cila është dërguar menjëherë në spital për të marrë trajtimin mjekësor.

NJOFTIMI I POLICISË:

Informacion paraprak

Më datë 24.08.2021, rreth orës 09:10, shtetasi D. T., duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen B. D., rreth 78 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.