Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasit:

K. R., 21 vjeç, banues në Laç, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin F. V., 61 vjeç, banues në Durrës, këmbësor, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve;

E. C., 31 vjeçe, banuese në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti është përplasur me kangjellat kufizuese të rrugës;

D. F., 25 vjeç, banues në Jubë, Durrës, dhe S. S., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.