Aksidentohet një adoleshent në Durrës pasi u përplas nga një makinë. Drejtuesi i kësaj të fundit ka ndaluar në vendin e ngjarjes, e ka transportuar në spital, dhe pasi ka mësuar lajmin se 15-vjeçari ishte në gjendje të mirë, është larguar prej andej.

Aksidenti ndodhi në datë 09.01.2018, në lagjen nr. 17/1, Durrës.

Shtetasi L.L., vjeç 15, banues në Durrës, duke lëvizur me biçikletë është përplasur me një mjet tip “Toyota”, i cili si pasojë ka mbetur i aksidentuar.

Drejtuesi i mjetit e ka çuar të aksidentuarin në spitalin e Durrësit, i cili pas mjekimit u largua për në banesë, ndërsa ai vetë më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë, policia njofton se ka nisur për identifikimin dhe kapjen e tij.