Arrestohet një 30-vjeçare nga Bubqi, pasi ka përplasur me makinë një çift që po udhëtonin me motor.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasen E. V., 30 vjeçe, banuese në Bubq, Fushë Krujë.
Sipas njoftimit të policisë së Durrësit, ajo ka përplasur me automjetin që drejtonte, motomjetin me drejtues shtetasin I. M., i cili bashkë me pasagjeren në motomjet, shtetasen M. M., ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.





