Drejtuesi i automjetit që përplasi një fëmijë të mitur dhe u largua nga vendi i aksidentit është identifikuar dhe kapur nga policia.
Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 në lagjen Kamen, ku një fëmijë i mitur u godit nga një automjet, shoferi i të cilit u largua nga vendi i aksidentit.
Pas një serie veprimesh intensive hetimore dhe procedurale, shërbimet e Policisë së Shtetit arritën të identifikojnë dhe ndalojnë drejtuesin e automjetit, shtetasin A.K., i cili është 16 vjeç. Ai është shoqëruar në Komisariat për hetime të mëtejshme.
Grupi hetimor është ende në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.