Një 18-vjeçar ka aksidentuar një të mitur 5-vjeçar, teksa drejtonte mjetin tip “Ford Fokus”.

I mituri ndodhet  në spital nën kujdesin e mjekëve ndërsa 18 vjeçari, është arrestuar në flagrancë nga Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor.

NJOFTIMI I PLOTË

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin:

-Migers Zeneli, 18 vjeç, banues në fshatin Usojë, Ballsh.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 17.11.2017 duke drejtuar mjetin tip “Ford Fokus” me targa AA 714 SC, në lagjen “5-Shkurti” Ballsh, ka aksidentuar shtetasin e mitur 5 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga Neni 290 i Kodit Penal.