Aksidentohet një person në Durrës, teksa drejtuesi i automjetit që e përplasi është vënë në pranga.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin L.G., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar shtetasin K. L.
I plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, informojnë blutë e Durrësit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





