Ka dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, ish-kryebashkiaku i Himarës Vasil Bollano.
Ai u arrestua pasi aksidentoi për vdekje një 17-vjeçar në Llogara.
Ndërkohë trupi gjykues ka vendosur për të masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Mësohet se shkak i arrestit në shtëpi ka qenë shëndeti jo i mirë i ish-kryebashkiakut Bollano.Bollano qëndronte në spital, në një dhomë të survejuar nga policia, ndërsa u mor nga policia me pranga në duar dhe u çua sot para togave të zeza.