FOTO ILUSTRUESE
Detaje të reja janë zbardhur për aksidentin e ndodhur në Tiranë mëngjesin e sotëm, ku 25-vjeçarja Marjana Sahitaj u përplas për vdekje në oborrin e banesës së saj nga një makinë.
Aksidenti ndodhi në rrugën “Shaban Bardhoshi”, mes Kombinatit e Vaqarrit, ndërsa policia arrestoi në flagrancë shtetasin Sajmir Taçi, 40 vjeç, banues në Tiranë.
40-vjeçari sipas policisë drejtonte makinën nën efektin e lëndëve narkotike. Ai humbi kontrollin e “Audi”-t, duke u përplasur me portën e banesës dhe ka hyrë në oborrin e saj, ku ka aksidentuar shtetasen Marjana Sahitaj, 25 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila për pasojë ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës.





