Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në aksin rrugor Fier-Vlorë, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një 45-vjeçar nga Vlora.
Sipas të dhënave zyrtare, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Albert Myrtaj, 38 vjeç, banues në Vlorë.
Në aksin rrugor Fier – Vlorë, në vendin e quajtur “Ferras”, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, Myrtaj ka humbur kontrollin dhe është përpasur me një motorçikletë të drejtuar nga shtetasi Saimir Miho, 45 vjeç, banues në Vlorë.
Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar drejtuesi i motorçikletës i cili ndërroi jetë në Spitalin e Traumës Tiranë në orën 00:00.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.





