Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit që përplasi për vdekje 6-vjeçarin ditën e djeshme në Shëngjin të Lezhës.
Bëhet me dije se është vënë në pranga shoferi i furgonit, 56-vjeçari Shtjefen Prenga.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e djeshëm rreth orës 08:45 në qendër të qytetit.
Njoftimi i policisë:
-Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Shtjefen Prenga, 56 vjeç, banues në Ungrej, Lezhë, pasi në Shëngjin, Lezhë ka aksidentuar një shtetas të mitur, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.





