33-vjeçari I cili ka përplasur për vdekje këmbësorin, shtetasin I.B., 67 vjeç banues në fshatin Labinot-Fushë, më datë 1 mars, është arrestuar nga policia e Elbasanit.

Klevis Jaupaj, 33 vjeç, me banim në Tiranë është arrestuar pasi më datë 1.03.2018  në aksin rrugor Elbasan – Librazhd në fshatin Labinot Fushë, duke drejtuar një mjet tip “BMW” ka aksidentuar me pasojë vdekjen një 67-vjeçar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit" parashikuar nga nenet 290 dhe 273 të Kodit Penal.