Arjan Tase ka mbërritur rreth orës 10:20 në ambientet e Gjykatës së Vlorës e cila ka caktuar ditën e sotme më 5 gusht, për të zhvilluar seancën për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj ish-shefit të Komisariatit të Himarës.
Dhënia e masës së sigurisë për të është shtyrë në orën 11:15. Prokuroria e Vlorës pritet të ashpërsojë akuzën që do të rëndojë ndaj Arjan Tases.
Fillimisht AMP ngriti akuzën e “vrasjes nga pakujdesia” gjë që mund të dënohet edhe me gjobë, ndërsa Prokuroria pritet që mbi Tase do të ngrihet akuza e “Vrasjes me paramendim”, neni 76.