Një aksident me vdekje ndodhi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Pogradec-Korçë”, ku një 73-vjeçar ka ndërruar jetë.

Shtetasi V. Xh., 51 vjeç, banues në Korçë, duke drejtuar automjetin tip “Mitsubishi”, është përplasur me motomjetin tip “Lifan”, pa targa, me drejtues shtetasin P. V., 73 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, Maliq, i cili si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën.

Policia njofton sot se ka arrestuar shtetasin V.Xh.