Arrestohet shoferi 18-vjeçar që përplasi për vdekje mbrëmjen e djeshme 8-vjeçaren nga Sllovakia që kishte ardhur me pushime në vendin tonë.

Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin G. Gj., 18 vjeç, banues në Tiranë.

Aksidenti tragjik ndodhi në segmentin rrugor “Maminas – Gjiri i Lalzit”, ku i riu duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen S. S., 8 vjeçe, banuese në Sllovaki, e cila humbi jetën në spital.