Arrestohet nga policia drejtuesi i makinës që përplasi për vdekje një këmbësore në aksin rrugor Fier-Ballsh.

Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur “Qafa e Lalarit”, ku shtetasi J.F, 46 vjeç, nga Patosi, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasen këmbësore S.B, 49 vjeçe, banuese në Lalar.

Ajo ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.