Një 54-vjeçar ka përfunduar në pranga pasi përplasi për vdekje një këmbësore. 

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin “Gjirokastër-Tepelenë”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin E. M., 54 vjeç, banues në Gjirokastër,

Këmbësorja, 62-vjeçarja H.M, humbi jetën pas përplasjes.