Policia e Dibrës ka arrestuar shtetasin G.Gj., 40 vjeç, drejtuesin e automjetit të përfshirë në aksidentin tragjik të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Urakë të Matit.

Në këtë aksident, një këmbësor humbi jetën. Sipas njoftimit, Sektori i Policisë Rrugore ka vepruar duke ndaluar drejtuesin e automjetit për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Materialet procedurale janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, e cila do të vijojë me hetimet dhe procedurat ligjore për këtë rast.