Policia e Durrësit ka vënë në pranga drejtuesin e autobusit që përplasi për vdekje një këmbësor në autostradën Tiranë-Durrës, pranë Sukthit.

Në pranga ra shtetasi G.B, vjeç 48, banues në Sllatin, Maqedoni.

Viktimë mbeti shtetasi D.B. 72 vjeç, banues në Durrës, i cili është aksidentuar nga autobusi tip “Setra” që drejtohej nga 48-vjeçari.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:20 të ditës së djeshme dhe fatkeqësisht i moshuari ka ndërruar jetë në vend.