Një 21-vjeçar është vënë në pranga në Shkodër, pasi të shtunën e 26 tetorit përplasi për vdekje një të moshuar. 

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se është arrestuar i riu V. D. për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. 

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Draçin, ku i riu me automjetin që drejtonte, ka përplasur këmbësorin shtetasin P. B., 70 vjeç, i cili humbi jetën në vendngjarje.