Në lidhje me aksidentin e ndodhur ditën e djeshme në aksin rrugor Maminas -Gjiri i Lalëzit, ku shtetasi A.L., 48 vjeç, banues në Tiranë, aksidentoi për vdekje shtetasin këmbësor M.Ll, 23 vjeç, Policia e Durrësit bën me dije se:

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Policia arrestoi në flagrancë shtetasin A.L., për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor".

Materialet hetimore u referuan në Prokurori për veprime të mëtejshme.