Policia ka vënë në pranga drejtuesin e autobusit që përplasi ditën e djeshme gruan e moshuar në aksin rrugor Durrës-Shijak në Xhafzotaj. Ndërkohë e moshuara me iniciale F.I. 75 vjeçe ndodhet aktualisht në spital në gjendje të rëndë.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Q. G., 69 vjeç, banues në Durrës, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Durrës-Shijak”, me autobusin që drejtonte, ka përplasur këmbësoren, shtetasen F. I, rreth 75 vjeçe, e cila është në kujdesin e mjekëve, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore”, njofton policia.

Lexoni edhe: