12 maj 2015 – Një grua për të cilën dyshohet se është përplasur nga një makinë, u gjet e plagosur rëndë në anë të rrugës, në fshatin Buxull të Tiranës.
60-vjeçarja u gjet nga disa punëtorë në orët e para të mëngjesit të sotëm, të cilët më pas kanë njoftuar menjëherë policinë.
Uniformat blu pasi mbërritën në vendngjarje, nisën hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe gjetjen e autorëve përgjegjës. Ndërkohë, e plagosura ndodhet në gjendje te rëndë për jetën në Spitalin Ushtarak në kryeqytet.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/