Një automjet tip “Mini Cooper” i parkuar në hyrje të bulevardit “Epidamn” në Durrës është përplasur nga një mjet i paidentifikuar.

Rasti është regjistruar mëngjesin e sotëm, teksa siç shihet nga pamjet që përcjell “DurrësLajm”, mjetit “Mini Cooper” i janë shkaktuar dëme të shumta materiale.

Në vendngjarje mbërriti policia, e cila nisi hetimet për të identifikuar drejtuesin e mjetit që bëri aksidentin dhe ia mbathi.

Ky është një vend ku regjistrohen shpesh aksidente pasi makinat lëvizin me shpejtësi dhe drejtuesit humbasin kontrollin sapo futen në kthesë për të hyrë drejt bulevardit.