Në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmë te kryqëzimi i bar “Italias” në afërsi të pallatit të sportit në Durrës, Policia njofton se dy personat që mbetën të plagosur, janë jashtë rrezikut për jetën.

Në aksident u përfshinë dy automjete tip “Benz”, që drejtoheshin nga shtetasit H.H. dhe L.Xh., vjeç 29 e 19, banues në Durrës.

Për pasojë, u aksidentuan drejtuesi L.Xh. dhe pasagjerja A.M., 24 vjeçe, banuese po në Durrës, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për të dy drejtuesit.