Pas bllokimit të rrugës “Aleksandër Goga”, protestuesit që kundërshtojnë projektin TID dhe ndërtimin e Unazës që lidh Currilat me rrugën “Aleksandër Goga” janë përplasur me forcat e policisë teksa kanë tentuar të futen brenda ambienteve të bashkisë, ku aktualisht po zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak.
Forcat e policisë kanë shoqëruar disa furgona, mes të cilëve ishin dhe dy figurat e PD-së lokale Orest Berberi dhe Artion Barjamaj.





