Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar pas protestës së opozitës dhe tentativës së demokratëve për të hyrë me forcë në godinën e Parlamentit.

Lleshaj shkruan se dhuna e verbër po godet institucionet kushtetuese dhe Policinë e  Shteti

“Edhe sot dhuna e verbër po godet institucione kushtetuese dhe Policinë e Shtetit shqiptar. Plagosja e policëve është një turp dhe shkelje e madhe e ligjit dhe autorët do të mbajnë përgjegjësi”, thekson Lleshaj.