Një aksident që shkaktoi 3 të plagosur u regjistrua pasditen e sotme, rreth orës 15:45, në unazën Plepa – Shkozet, tek mbikalimi.
Mjeti tip Renault me targa italiane ET 981 DW, me drejtues shtetasin F.S. 36 vjeç, është përplasur me mjetin tip Benz me targa AA 446 BV, me drejtues shtetasin L.H. 29 vjeç, banues ne Tiranë.
“Për pasojë janë aksidentuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe pasagjerët në mjetin e tij, shtetasit S.S. 31 vjeç, banues në Tiranë dhe P. Xh. 29 vjeçe, banuese në Rrogozhinë dhe pasagjerja në mjetin tip Renault, shtetësia N.P. 33 vjeçe, e cila është dërguar në Spitalin Ushtarak Tiranë për ndihmë më të specializuar”,njofton policia e Durrësit.
Të gjithë shtetasit e dëmtuar janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





