Vdes në spital, 30-vjeçarja nga Durrësi, e cila u plagos rëndë në një aksident rrugor ditën e martë në zonën Celle Ligure, në Itali.

Denada Nerjaku, 30 vjece, e cila jetonte në Vado Ligure, po drejtonte një makinë kur u përplas ballë për ballë me një kamion që lëvizte në drejtim të kundërt dhe më pas u përplas me trafikndarëset.

Pavarësisht mbërritjes së shpejte të ambulancave dhe dërgimit me helikopter në spitalin “Santa Corona” në Pietra Ligure, durrsakja me banim në Itali, vdiq disa orë më vonë në spital, raporton “La Stampa”.