Antuan Grizman dhe Xherard Pike ishin protagonistët negativë dhe diskutuan ashpër me njëri-tjetrin gjatë ndeshjes Barcelona-PSG. Kur ndeshja ishte 1-1, ekipi francez po sulmonte me çdo mënyrë për të kaluar në avantazh dhe veterani i mbrojtjes kërkoi nga ekipi që të ishin më të përqendruar dhe të bënin disa aksione për t’i dhënë frymë aspektit mbrojtës.
“Një aksion të gjatë duke mbajtur topin. Dreqi e mori, mund të bëni diçka sepse po q… në b…”, tha Pike duke bërtitur.
Diçka të tillë e dëgjuan të gjithë dhe ai kërkonte që të karikonte skuadrën e tij në ato momente. Ishte një goditje këndi për PSG-në dhe Grizman i tha që të qetësohej. “Qetësohu”, u shpreh sulmuesi francez, por Pike nuk u ndal dhe vazhdoi më tej.
“Një aksion të gjatë dreqi e mori. Çfarë m… po bëni?”, ishin fjalët e mbrojtësit katalanas. Situata ishte e nxehtë mes futbollistëve dhe fillojnë ofendimet mes tyre. “Boll se na çave t… Grizi”, vazhdoi Pike. “T… i nënës sate”, iu kundërpërgjigj sulmuesi.
U desh ndërhyrja e Klemo Lenglesë për të qetësuar futbollistët dhe për t’i ftuar ata që të mbanin pozicionet e tyre sepse PSG-ja po bëhej gati për të goditur një goditje këndi dhe mund të rezultonte e rrezikshme. Të dy u ankuan për faktin se po vraponin shumë dhe po sakrifikoheshin, por askush nuk e pranoi diçka të tillë.
Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Barcelona-Paris, Antuan Grizman braktisi qytetin katalanas për t’u rikthyer në Francë. Kamerat e mediave franceze fiksuan momentin, kur ai po dilte nga makina dhe do të përdorte një avion privat për të shkuar në Lion dhe për të kaluar 2 ditët e pushimit pranë familjes së tij.
Prania e shumtë e gazetarëve, të cilët e pyesnin për ndeshjen dhe për faktin se po largohej, e lodhën sulmuesin e Barcelonës, i cili bëri vetëm një pyetje. “Për çfarë ju duhet juve?”, tha ai si kundërpërgjigje për pyetjet e shumta se ku po shkonte menjëherë pas kësaj humbjeje dhe nëse mund ta përmbysin rezultatin në sfidën e ardhshme.





