Mëngjesin e kësaj të premteje në Gjykatën e Fierit janë paraqitur dy nipërit e ish-kryebashkiakut të Mallakastrës Agron Kapllanaj si dhe një person tjetër i përfshirë në përplasjen që ndodhi me agjentët e BKH-së pak ditë më parë.
Ndaj tre të arrestuarve, Gjykata ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’, për akuzën “Goditja për shkak të detyrës”.
Në dëshminë e tyre ata kanë pohuar se nuk e dinin që personin ishin agjentë të BKH-së, sepse nëse do ta dinin, nuk do të reagonin në atë mënyrë.