8 korrik 2015 – Policia e Durrësit zbardh dinamikën e ngjarjes së djeshme te “Shkëmbi i Kavajës”, duke vënë në pranga njërin prej tyre dhe shpallur në kërkim autorin tjetër.
Pas disa veprimeve hetimore, uniformat blu kanë mundur të arrestojnë në flagrancë Arben Drazhin, 44 vjeç nga Durrësi, i cili pas një konflikti çasti, në oborrin e lokalit “Majestik” në Durrës ka qëlluar me pistoletë, në tentativë për të vrarë shtetasin A.B., 21 vjeç, banues në Shënavlash të Durrësit.
Nga këqyrja e mjetit ‘BMV’ me targë ‘AA325MB’ që i përket 21-vjeçarit, janë konstatuar disa dëmtime nga të shtënat me armë zjarri.
Por, edhe 21-vjeçari, sipas hetimeve të kryera, rezulton se ka qëlluar në drejtim të lokalit, dhe për këtë arsye po punohet për kapjen e tij. Pas konfliktit mes 44-vjeçarit dhe 21-vjeçarit, ky i fundit u largua nga vendngjarja dhe tashmë është shpallur në kërkim.
Nga përplasja me armë, në vendngjarje u gjetën dhe u sekuestruan:
•një gëzhojë kalibër 9 mm,
•një predhë kalibër 9 mme deformuar,
•një pistolete kalibër 9 mm dhe
•një krëhër me 9 fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/