SPAK ka marrë të pandehur këtë të premte, 15 maj, të pandehur tre anëtarë të grupit “Bajri”, lidhur me përplasjen me armë zjarri të ndodhur në gusht të vitit 2024 në Bushat.

Të pandehur janë marrë Samuel Troshani, Izmir Sakica dhe Franko Leka. Ndërkohë, Aleksander Prendi, është anëtari i katërt, nga grupi rival.

Prokuroria e Posaçme i akuzon për “vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy a më shumë personave, mbetur në tentativë”, “mbajtje pa leje të armeve luftarake”, “sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “grup i strukturuar kriminal”.