Është shtyrë seanca paraprake në gjykatë për Ervis Martinajn dhe Elio Hadon, të akuzuar për përplasjen me armë zjarri në një lokal në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë shtetasi Fabian Gaxha.

Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mos njoftimi i të gjitha palëve për gjyqin e sotëm.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 4 tetor të 2018-s, kur nga përplasja me armë u vra Haxha dhe u plagosën Hado e Martinaj.