Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Laç, ku disa persona janë përplasur me armë zjarri në qendër të qytetit.

Mësohet se nga shkëmbimi i zjarrit, ka humbur jetën një person, i identifikuar si Teli Jushi, 35-vjeç, ndërsa është plagosur kushëriri i tij, identifikuar si Gent Jushi. Gent Jushi dhe një tjetër person që ka mbetur i plagosur janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë, ndërsa nuk bëhen ende të ditura detaje të tjera për ngjarjen.