Banorët e kampit ASHRAF në Manzë po protestojnë duke mbajtur në duar fotografinë e 65-vjeçarit, i cili dyshohet se ka humbur jetën pas përplasjes me forcat e policisë ditën e sotme.

DurrësLajm” mëson se bëhet fjalë për shtetasin Ali Mostashari, 65 vjeç. Redaksia jonë disponon dhe pamjet e personit të vdekur, por për arsye etike nuk e publikojmë.

Në pretendimet e tyre, banorët e kampit thonë se viktima humbi jetën pasi u godit nga policia në kokë, si dhe nga përdorimi i gazit lotsjellës.