Rëndohet bilanci i të plagosurve nga përplasja me armë e bandave në hyrje të qytetit të Kavajës, ku mbeti i vdekur një kalimtar i pafajshëm.
Mësohet se shtatë persona kanë mbetur rë plagosur, të gjithë kalimtarë gjatë "luftës me armë" mes dy grupeve, njëri prej të cilëve me rrezikshmëri të lartë me disa të skeduar më parë për konflikte dhe ngjarje kriminale.
Gjashtë nga të plagosurit janë dërguar në spitalin e Durrësit dhe janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa i shtati është transportuar në Tiranë në gjendje të rëndë.





