Tiranë, 7 gusht 2014 – Pas skandalit të vjedhjes së 713 milion lekëve nga thesari i Bankës së Shqipërisë, dorëheqja e Guvernatorit Ardian Fullani nuk është kërkesë vetëm e shoqërisë civile, por edhe e vetë anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës të bankës së Shqipërisë.
Gjatë mbledhjes së këshillit që zgjati për disa orë pasditen e sw mwrkurws mësohet se anëtarja Ermelinda Meksi ka bërë propozimin për largimin e kreut të Bankës, propozim i cili është rrëzuar nga anëtarët e tjerë të Bordit.
Pas publikimit të këtij fakti në Media, Banka e Shqipërisë nxitoi të publikonte një deklaratë ku mohohej se një çështje e tillë ishtë diskutuar në mbledhje.
Por duke iu përgjigjur interesit të madh të publikut për të vertetën e mbledhjes, Ermelinda Meksi komunikoi përmes rrjetit social facebook.
Edhe pse Meksi nuk qartësoi nëse e ka bërë apo jo një propozim të tillë, ajo thotë se ka kërkuar që në skandalin e vjedhjes së Bankës të përcaktohet përgjegjësia e çdo drejtuesi të saj, që nga Administratorët e saj deri tek punonjësi më i fundit sepse vetëm kështu i kthehet besimi publikut se ngjarje të tilla nuk do të përsëriten.
Meksi është anëtarja e parë e Këshillit Mbikqyrës që reagon për këtë cështje me ndjeshmëri të lartë publike.
Postimi i plote i Ermelinda Meksit
“Ne respekt te informimit publik per qendrimin tim ne mbledhjen e sotme te Keshillit Mbikeqyres, me pergjegjesine e anetares se Keshillit Mbikeqyres, kam kerkuar qe krahas detyres per rishikimin e kuadrit rregullator qe nxori ngjarja e rende ne BSH, Keshilli Mbikqyres duhet te perdore te gjithe instrumentat ligjorë të disponueshëm per adresimin e plote te përgjegjësive në gjithë strukturën e Bankës: nga Administratorët, Këshilli Mbikëqyrës, e deri te specialisti më i fundit. Vetem keshtu mund ti rikthehet besimi publikut se ngjarje te tilla nuk do perseriten ne te ardhmen. Pavaresia e nje banke qendrore ecen paralel me pergjegjshmerine e te zgjedhurve per drejtimin e saj. Kjo situate ka vene te gjithe strukturen e BSH para nje sprove te veshtire qe duhet perballuar me maturi e pjekuri.
Per me shume, ne respekt te etikes dhe ligjit mund te shprehem vetem para Kuvendit, si organi me i larte i Sovranit qe me ka zgjedhur
Sqarim: Deklaratat dhe vendimet e Keshillit Mbikeqyres behen me aprovimin e shumices. Interesi i madh per kete ngjarje dhe respekti per trasparencen dhe qartesimin e opinionit publik, brenda kudrit ligjor dhe rregullativ, me obligoi per sa me siper nepermjet medias sociale”.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





